Prokuroria: Shume shpejt gjykimi i mjekut Hoxhallari
27/04/2009 11:45
Prokuroria e Tiranes deklaron se ende nuk eshte pushuar ceshtja ndaj mjekut Xhevahir Hoxhallari, i cili akuzohet per mjekim te pakujdesshem te nje 17-vjecareje, e cila humbi jeten vitin e kaluar pas operimit te bajameve.
Sipas organit te akuzes, mjeku Hoxhallari eshte i pandehur dhe do te thirret shume shpejt per gjykim.
17-vjecarja Matilda Petriti, nuk arriti t’i mbijetoje nje operacioni te thjeshte per heqjen e bajameve.
Vete koleget e Hoxhallarit pak muaj me pare konstatuan se mjeku jo vetem ka kryer mjekim te pakujdesshem, por ai ka shmangur mjekimin per pacienten e tij, atehere kur vajza ishte ne gjendje te rende dhe kishte nevoje per trajtim.
Top Channel