Milan ne Tirane, perballe kombetares ne 12 maj

27/04/2009 15:10

Skuadra e Milanit do te rikthehet per here te dyte ne Shqiperi pas ndeshjes me Tiranen, kete here ne nje perballje miqesore me skuadren kombetare.

12 maji do te jete data kur kuqezinjte e Ancelotti-t do te zbresin ne “Qemal Stafa” ne perballjen me kuqezinjte tane qe nuk kane ende nje trajnier pas largimit te hollandezit Arie Haan. 7 here fituesit e Liges se Kampioneve qe renditen aktualisht ne vendin e dyte ne Serie A, pritet te zbresin ne Tirane me formacionin e tyre me te mire.

Per shkak te kesaj ndeshjeje, Federata e Futbollit do te beje nje spostim te dates kur do te luhej finalja e Kupes se Shqiperise qe ishte parashikuar te zhvillohej ne 13 maj.

Top Channel