Klodian Duro shënon në Qipro

27/04/2009 09:25

Goli i dytë shqiptar në Evropë pas atij të skelës këtë të diel, ishte ai i Klodian Duros.

Mesfushori i kombëtares sonë, i cili luan në radhët e skuadrës së Omonia Nikosia në kampionatin qipriot, ka qenë protagonist në fitoren 2-0 ndaj kundërshtarëve AEL Limassol. Omonia ishte skuadër pritëse në këtë takim. Në fillim shënoi Konstantinou (23’) me anë të një 11-metërshi.

Ndërsa u desh të vinte minuta e 19-të e takimit për të mbërritur te dyfishimi i rezultatit nga Duro. Një tjetër lajm i mirë për futbollistët e kombëtares sonë vjen nga Seria A, ku portieri Sajmir Ujkani ka debutuar në humbjen 3-0 të Palermos së tij ndaj Milanit.

Ai zëvendësoi Amelian në minutën e 63-të, kur rezultati ishte 3-0. Debutimi i tij u komentua me nota pozitive nga mediat italiane: “Moment i rëndësishëm, për shqiptarin, mbrojti portën e Palermos ndaj Milanit. Edhe pse futen pas dizavantazhit të tre golave, arrin të lërë San Siron i pathyer. Një paraqitje më shumë se e mirë për të. Nota 6”.

Top Channel