
Kostas Karamalis ne viziten e tij te pare ne Shqiperi beri shume kujdes te siguroje shqiptaret per ndjenjat e tij miqesore.
Shfaqja e radhes e miqesise shqiptaro-greke u kurorezua kesaj here me nenshkrimin e marreveshjes per delimitimin e kufijve te ujerave territoriale.
“Marredheniet tona politike jane vertet shume te mira, jane te shkelqyeshme Ne nenshkruam nje marreveshje dhe nje tjeter eshte gati. Ne shohim se mes vendeve tona nuk ka ceshtje te pazgjidhura”, deklaroi kryeministri berisha gjate takimit.
Kryeministri shqiptar nuk permendi per cfare marreveshjeje tjeter behej fjale, por sigurisht qe nuk flitet per ceshtjen came.
Shtypi ne Tirane ditet e fundit flet per akordin e mundshem mes Tiranes dhe Athines per shlyerjen e nje borxhi te vjeter te Shqiperise, qe prej kohes se komunizmit. Bisedimet konfirmuan se palet ishin ne sintoni edhe per varrezat e ushtareve greke.
Ne shkembim qeveria e Tiranes ka marre mbeshtjetjen e radhes verbale nga nje vend anetar i Bashkimit Europian per ceshtjet e integrimit.
“Greqia mbetet nje fqinj i mire, i besueshem, nje aleat brenda familjes se NATO-s dhe nje mbeshtetes i kursit te Shqiperise drejt institucioneve europiane. Ne mbeshtesim dhe inkurajojme perspektiven europiane te Shqiperise, po ashtu edhe te Ballkanit perendimor”, deklaroi Karamanlis.
Po ashtu, kryeministri grek tha se vendi i tij eshte i pari qe sheh pozitivisht liberalizimin e vizave, por si edhe per anetaresimin ne Bashkimin Europian, duhen plotesuar kriteret.
Dhe nje prej tyre eshte ceshtja e minoriteteve. Kryeministri grek, qe nuk beri publikisht ndonje verejtje per gjendjen e tyre, u kujdes ta cilesoje minoritetin grek si nje nyje te fuqishme lidhjeje mes dy vendeve tona.
Kryeministri Berisha ripohoi angazhimin e qeverise se tij per te investuar ne komunat e minoritetit. Berisha tha se ishte permendur mundesia e ngritjes se komisioneve teknike ne Ministrite e Jashtme respektive, per te gjetur nje zgjidhje per ceshtjen e kohes se pensionit per emigrantet tane dhe qytetaret greke ne Shqiperi.
Ne konferencen per shtyp, me kerkese te kryeministrit grek Karamanlis, nuk u pranuan pyetje nga gazetaret. Duke evituar keshtu ndonje pyetje te sikletshme ne lidhje me ceshtjen came, apo kryetarin e bashkise se Himares.
Top Channel