Gjinushi: Ne zgjedhje me PS, ofrojme ndryshimin

27/04/2009 21:40

Kryetari i PSD, Skender Gjinushi ka sqaruar pozicionin e partise se tij ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku ka rikonfirmuar qendrimin prane PS-se.

“Koalicioni jone vepron qe prej 96-97, jemi bashke me PS dhe ndonje levizje te re. Pak a shume si ne 2005-en, po pa dy parti qe devijuan gjate rruges. Por jane partite PDS, G99 dhe presim te tjera”, ka deklaruar Gjinushi.

Sipas tij, formimi i koalicioneve eshte nje veprim plotesisht i lire, por behet edhe ne baze te interesave te partive.

“Me perkthimin qe iu be sistemit ne gusht, koalicionet jane te lira, bashkimi eshte politik dhe pastaj zgjedhja ka te beje me interesat e njeres apo tjetres parti”, ka pohuar Gjinushi.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, kreu i PSD ka kritikuar partite qe kane ndryshuar kursin e tyre duke u bashkuar me PD.

“Ne nuk quajme morale ato parti qe kane kritikuar PD dhe tani behen pjese e saj ne kete fushate elektorale. Por gjithkush e paguan me vone koston”, ka nenvizuar Gjinushi.

Me tej ai ka treguar edhe dallimet qe ekzistojne mes se majtes dhe se djathtes ne oferten qe iu bejne zgjedhesve.

“E djathta kerkon te rimarre mandatin me te njejtin kryeminister te krizave. Nese ne 2005-en u be qe te besohej se Berisha kishte ndryshuar, por ne keto kater vjet u provua e kunderta. E majta vjen duke ofruar ndryshimin, si dhe me te drejten morale se partite e majta kane vizion. Ndersa tek e djathta kemi parti qe kane qene te majta dhe qe akuzonin Berishen. Gjithashtu, grupimi yne garanton zbatimin e ligjit dhe politikat sociale. Ndersa e djathta vjen me mashtrimin qe u ka bere te perndjekurve dhe ish-pronareve, pa kujtuar qe pagat dhe pensionet do t’i dyfishonte, rritje qe kane qene demagogji duke pare rritjen e cmimeve. Nje tjeter aspekt eshte lufta kunder korrupsionit. Kjo qeveri eshte kampione e korrupsionit dhe s’mund te ofroje luftimin e saj”, ka shtuar Gjinushi.

Top Channel