Corinthias, Ronaldo nuk ndalet, dopiete

27/04/2009 16:05

Dalengadale Ronaldo po rifiton formen e tij me te mire, duke rezultuar nje blerje e zgjuar per Corinthias.

“Fenomeni” ka shenuar dopiete edhe ne ndeshjen e radhes ndaj Santos, duke i siguruar skuadres se tij fitoren 3-1 ne transferte. Sulmuesi shenoi ne minuten e 25-te golin e pare, 15 minuta pasi Chicao kishte kaluar ne avantazh skuadren e Corinthias. Ne pjesen e dyte, Triguinho ngushton diferencen per vendasit, por pas ketij goli, Ronaldo realizon nje nga kryeveprat e repertorit te tij.

Gjate nje aksioni nga e djathta ai kalon pikerisht lojtarin Triguinho me nje driblim dhe me pas e hedh topin pas portierit te Santosit me nje goditje plot klas. Te dielen e ardhshme, Corinthias mund te shpallet kampione e kampionatit Paulist.

Top Channel