Ceka: PAD nuk perfiton nga partia e madhe e koalicionit

27/04/2009 21:45

Numri nje i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka ka konfirmuar koalicionin me Partine Demokratike per zgjedhjet e 28 qershorit, duke zyrtarizuar kalimin nga e majta ne forcat e se djathtes.

“Jemi ne koalicion me PD-ne dhe me 3 parti te tjera qe kane nenshkruar nje marreveshje”, u shpreh Ceka, duke theksuar se avantazhi i se djathtes ne keto zgjedhje eshte se ajo do paraqitet me arritjet e mandatit 4 vjecar.

“Ai qe eshte ne pushtet ka nje numer rezultatesh te cilat i shpall dhe mundohet te binde elektoratin se duhet te vazhdojne me keto rezultate. Ky koalicion i ofron keto favore per partine kryesore dhe jo per aleatet. Koalicioni ka edhe ato hendeqe qe jane hapur gjate qeverisjes, ku me kryesori eshte Gerdeci por edhe ceshtje te tjera”, vijoi Ceka. Ai shton gjithashtu se, koalicioni i djathte ka mundesi reale per te fituar edhe nje mandat tjeter.

“Poli i Lirise do jete pjese e ketij koalicioni te ardhshem qeverises. Ne e kemi pasur te qarte se cfare ofron koalicioni dhe mendoj se ofron mundesine qe ato vota qe kemi, te mblidhen per te marre disa deputete. Nuk bejme llogari per mbeshtetjen qe mund te na jape partia e madhe”, qarteson kreu i PAD-se.

Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve te ketij viti do te caktohet nga partite e ashtuquajtura te vogla. “Nje pjese e partive te vogla jane tek 4 perqindeshi. Kodi zgjedhor qe u be per t’i zhdukur keto parti, i faktorizoi dhe zgjedhjet e 28 qershorit do vendosen nga ato qe duken si parti te vogla ose nga grupet jashte dy blloqeve te medha”, qarteson Ceka.

Top Channel