Berlusconi-Moratti, polemika per vendimet e gjyqtareve

27/04/2009 17:10

Serie A nuk u ndahet polemikave kur duhen edhe 5 jave nga fundi i ketij sezoni.

Napoli ka rihapur ceshtjen e titullit pas fitores 1-0 ndaj Interit, duke e ngjitur Milanin ne -7 pike nga zikalterit. Presidenti kuqezi, Silvio Berlusconi ka komentuar kete situate, duke polemizuar me kusherinjte nga i njejti qytet. “Me telefonoi Galliani dhe me tha se tani do ishim -1 pike nese Adriano nuk do kishte shenuar me dore ne derbi”, eshte shprehur kryeministri ne nje interviste per “Radio Kiss Kiss”.

Nga ana tjeter nuk ka vonuar kunderpergjigja e presidentit te Interit, Massimo Moratti. “Mendoj se ne fund te kampionatit duhet te numeroj penalltite qe Milanit i jane dhene dhe me pas le te bejme llogarite”, shprehet kreu i shoqerise zikalter. Ne vijim, ai ka folur per transferten e Napolit, duke theksuar se ndeshje te tilla mund te ndodhin por skuadra meritonte nje barazim pa gola.

“Nuk kam frike nga Milani pasi ka zhvilluar te njejtin kampionat si Juventusi. Me shqeteson vetem Interi. Gjithcka varet nga ne”, perfundon Massimo Moratti.

Top Channel