
Kryeministri Sali Berisha i vlereson marredheniet politike me Greqine, shume te shendetshme dhe te shkelqyera, ndersa homologu i tij, Karamanlis vlereson se Athina mbeshtet dhe inkurajon perspektiven europiane te Shqiperise.
Te dy kreret e qeverive nuk permenden ceshtjen e camerise, sic kishin lajmeruar me pare edhe mediat greke.
Berisha: Folem edhe per minoritetin grek
Kryeministri Sali Berisha konfirmoi se ne takimin e tij me homologun grek bisedoi, vec bashkepunimit ekonomik ne shume fusha e luftes kunder korrupsionit, edhe per minoritetin grek ne vendin tone dhe emigrantet shqiptare qe jetojne dhe punojne ne shtetin helen.
“Ne jemi te kenaqur per progresin ne te gjitha aspektet. Une e sigurova kryeministrin Karamanlis se synimi i qeverise sime eshte te mbeshtese minitoritetin grek qe jeton ne Shqiperi”, u shpreh Berisha.
Po ashtu shefi i qeverise shqiptare theksoi se ministrite perkatese do te bashkepunojne ne kuader te sigurimit te pensioneve per emigrantet shqiptare qe jetojne ne Greqi po edhe per shtetasit helene qe ndodhen ne Shqiperi.
Ne konferencen e perbashket, fill pas nje takimi qe nisi prej ores 13:00 ne seline e kryeministrise, Berisha vleresoi marredheniet e shkelqyera politike qe jane mes Shqiperise dhe Greqise.
Pasi konfirmoi se ka marre garancite se qeveria e Karamanlis eshte e gatshme te nxise me teper investitoret greke te vijne ne Shqiperi, Berisha falenderoi edhe per investimet e deritanishme greke, sidomos per ndertimin e autostrades nga Konispoli ne Sarande.
Karamanlis: Mbeshtesim liberalizimin e vizave
“Athina do ta mbeshtese dhe do te inkurajoje perspektiven europiane te Shqiperise”. Keshtu u shpreh kryeministri grek, Kostas Karamanlis ne nje konference per shtyp me homologun Berisha.
Kreu i qeverise greke theksoi se Greqia eshte nder vendet e para te BE-se qe shikon pozitivisht edhe perspektiven e liberalizimit te regjimit te vizave me Shqiperine. Karamanlisi permendi zhvillimin e zgjedhjeve te qeshorit sipas standarteve, luften kunder korrupsionit, si dhe respektimin e te drejtave te minoriteteve, si kushte per afrimin e vendit me familjen europiane.
“Vizita ime vjen ne nje kohe te rendesishme, kur Shqiperia u be anetare e NATO-s vetem pak jane me pare. Falenderoj qeverine per kete hap historik me rendesi per paqen, stabilitetin dhe fqinjesine e mire ne Ballkan”, tha Karamanlis.
Kryeministri vleresoi hapat e bera nga dy vendet, duke theksuar se minoriteti grek ne Shqiperi eshte nje nyje e rendesishme ne marredheniet mes fqinjeve. Sipas tij, emigrantet shqiptare japin nje kontribut te cmuar per ekonomine greke dhe shqiptare. “Do t’i pergjigjemi pozitivisht kerkeses se qeverise shqiptare per investime dypaleshe”, ka deklaruar Karamanlis.
Top Channel