Serie A, nje tjeter “magjik” drejt largimit

25/04/2009 15:15

Mesa duket, Serie A e sezonit te ardhshm do ta humbase edhe me shume shkelqimin ne arenen nderkombetare.

Pas deklarates se Ibrahimovic, i cili u shpreh se deshiron te largohet nga Interi, nje tjeter lojtar i jashtezakonshem po pergatit valixhet. Behet fjale per brazilianin e Milanit, Kaka. Pak ndryshon per te pas ofertes se Manchester City, pasi e ardhmja e sulmuesit mund te jete ne te njejtin qytet, por me skuadren tjeter, Manchester United.

Pavaresisht pergenjeshtrimit te administratorit te deleguar, Adriano Galliani, Kaka duket se kerkon te bashkohet me “Djajte e kuq”, skuader e cila ka fituar prestigj te madh gjate viteve te fundit. Sipas tabloidit “The Sun”, agjenti i lojtarit eshte takuar me drejtues te United.

Kete e konfirmon nje burim i brendshem i klubit kuqezi, qe thekson se lojtari deshiron nje kontrate 5 vjecare me te pakten 7 milione euro ne sezon. “Eshte shume i dhene pas idese se mund te luaje me Manchester United”, thekson burimi. Nderkohe, shenja vijne edhe nga Real Madrid, skuader e cila e kerkon prej 2 vjetesh fantazistin brazilian.

Top Channel