Milan enderron Xherrardin

25/04/2009 09:20

“Kush nuk do ta donte Zherrard ne skuadren e tij? Te gjitha skuadra do ta donin nje lojtar te tille”. Ja pra, nese merkaton do ta benin ata, lojtaret, anglezi do te ishte mesfushori i ri i Milanit.

 Per kapitenin e Liverpulit, te gjithe jane dakord: kete e ka sinjalizuar i pari Kaka dhe “Ok” perfundimtar ka ardhur nga Zambrota, i cili merr vesh jo pak nga keto pune. Por realiteti eshte krejt ndryshe.

Milanit per momentin i mjafton vetem nje anglez qe ka, David Bekham. “Kemi edhe disa ndeshje per t’u luajtur dhe eshte mire te enderrosh deri ne fund”, vazhdon Zambrota.

Ish-lojtari i Juventusit dhe Barcelones i referohet endrres per titull. Nje gje qe ndoshta e beson vetem ai dhe askush tjeter.

Nderkohe qe ka filluar te mendoje qe tani per sezonin tjeter. Kerkon ardhjen e Xherrardit nga Liverpuli, gje qe e shikon si nje mundesi shume te mire per te perforcuar mesfushen e Milanit. Kjo po qe eshte nje enderr, nje enderr e pamundur, por me konkrete se vendi i pare ne kete sezon te Serise A.

Menjehere me pas ka reaguar Galiani, i cili tha se nuk flitet per merkato deri me 30 maj. Keshtu qe as konsulenti i merkatos, Ernesto Bronzeti, nuk mundet te zbardhe asnje detaj te strategjise kuqezi. As qe mendohet qe nje gje te tille ta beje nje lojtar.

Galiani eshte ai qe vendos. Por per te pritur qe Galiani te zbardhe detaje, do te duhet te shkruajme per merkato vetem pas nje muaji e gjysme. Per momentin eshte e veshtire qe te zbulohet me shume rreth objektivave te skuadres se Ançeloti. Kjo edhe sepse te gjitha skuadrat e medha te Evropes, perfshi Milanin, po programojne te ardhmen e tyre.

Te merkuren, Bekham kishte dhene nje interviste, ne te cilen kishte thene se kishte hequr dore nga shume para, vetem e vetem per te qendruar te Milani. “Nuk e njoh karrieren e Galianit, ka thene anglezi, as precedentet e mundshem te rastit tim. Por per nje gje jam i sigurt: ka shume lojtare ne Evrope dhe ne bote, qe do te paguanin nga xhepi i tyre per te luajtur ne nje klub te madh si Milani. Prandaj kam bere gjithçka, vetem e vetem qe te qendroja ketu deri ne fund te sezonit”.

Pikerisht per kete eshte folur shume qe nga dita e djeshme. Si eshte e mundur qe ai ka hequr dore nga shuma te medha parash, nga nje kontrate miliardere, e cila e lidh deri ne fund te vitit 2010 me Major League Soçer, me sakte me skuadren e Los Anxhelos Galaksi.

Per te folur per kete argument ka menduar Komisari i MLS, Don Garber, i gatshem te zbuloje shifrat qe i kane lejuar “Spice Boy” te qendroje ne Milano. “Per te qendruar ne forme huazimi te Milani, ka shkruar ‘The Sun’, kemi kerkuar 10 milione dollare dhe i kemi marre te gjitha”. Nje shifer jo e vogel per nje huazim prej 6 muajsh: A i ka paguar te gjitha Bekham, apo ato do te rendojne edhe mbi bilancin e Milanit?

Top Channel