Trajneri i ri, Duka ne Vjene, takime me kandidatet

24/04/2009 20:45

Ndryshe nga heret e tjera kur kombetarja shqiptare vuante per ndeshje miqesore, kete here ndodh e kunderta, kemi 3 ndeshje te tilla ne datat e lira te FIFA-s, nderkohe qe ende nuk kemi trajner.

Per te zgjidhur kete problem, presidenti i FSHF-se, Armand Duka se bashku me dy anetare te Komitetit Ekzekutiv, Nuri dhe Kasmi jane nisur drejt Vjenes ku do te kene 3 dite intensive me biseda me kandidatet per postin e trajnerit te kombetares kuqezi.

Nderkohe qe emrat nuk publikohen, mesohet se kushtet financiare qe do te ofrojne FSHF do te jene te njejta me ato te trajnereve te kaluar, edhe pse tregu i trajnereve eshte ne rritje e siper. Nje tjeter kusht qe mesa duket kete here do te vihet ne zbatim, do te jete dhe qendrimi per nje kohe te gjate i trajnerit te ri ne Shqiperi, gje e cila do t’i jape mundesine e njohjes se futbollit shqiptar dhe nxjerrjen e futbollisteve te rinj te denje per fanelen e kombetares.

Nderkohe, Federata Shqiptare e Futbollit, ne nje komunikate per shtyp, ka hedhur poshte te gjithe emrat e kandidateve te publikuar ne mediat vendase dhe te huaja.

Top Channel