Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka pritur ardhjen e batalionit “Atlantiku” per t’i dale ne mbrojtje Ushtrise Clirimtare te Kosoves.

Gjate takimit me perfaqesuesit e diaspores kosovare qe u kthye ne Kosove per te luftuar ne vitin ’99, Thaci eshte shprehur se lufta e UCK ka qene lufta e gjithe shqiptareve.

“Ardhja e batalionit “Atlantiku” nga SHBA per te luftuar ne Kosove ne periudhen e bombardimeve te NATO-s ka qene mesazhi me i mire se lufta e UCK-se ishte lufta e gjithe shqiptareve kudo qe jetonin dhe qe deshironin te ndihmonin, sakrifikonin per lirine dhe rendin demokratik”, ka deklaruar Thaci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA