I pyetur nese eshte dashur qe kriminelet te gjykohen ne vendin e krimit, kryeministri Thaci e sheh Kosoven jashte vendimeve te tilla, por sipas tij eshte faktike qe shteti fqinj ka kryer krime kunder njerezimit mbi popullaten e Kosoves.

“Kosova nuk eshte vend qe vendos per keto ceshtje ne Serbi, por realiteti eshte se keta njerez kane kryer krime ne Kosove. Per kete ka prova dhe deshmitare dhe drejtesia duhet te shkoje deri ne fund”, eshte shprehur Thaci.

Nga ana tjeter, Keshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne Prishtine konsideron se vendimi i Gjykates Speciale per Krime Lufte ne Beograd per te denuar kater nga shtate te akuzuarit me gjithesej 68 vjet burg, per vrasjen e 48 civileve shqiptare, nuk eshte ne perputhje me peshen e krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA