Elton Retkoceri, i moshes shtate vjecare nga Prishtina ka marre plage te renda si pasoje e kafshimit te qeneve endacake.

Ngjarja ka ndodhur ne oret e paradites se dites se premte, kur Eltoni pasi eshte larguar vetem disa metra nga shtepia eshte ndeshur me dhjetra qene te cilet e kane sulmuar duke i shkaktuar nje gjendje mjaft te rende psikologjike dhe shendetesore.

Mjeku specialist ne qendren emergjente ne Prishtine tregon se gjendja e Eltonit tani eshte jashte rrezikut per jeten, por atij i duhen vizita ne qendren infektive per te vertetuar nese kafshimet e shumta nga qente nuk i kane shkaktuar pasoja te perjetshme.

“Ka 7 deri ne 10 kafshime dhe ka ndrydhje ne pjeset e trupit”, deklaron mjeku specialist Destan Cakaj.

Xhaxhai dhe fqinjet e familjes Retkoceri tregojne se nje fushe qe shfrytezohet nga femijet per te lozur eshte e mbushur cdo dite me qene endacake.

Autoritetet pergjegjese deri me tani nuk i jane pergjigjur kerkeses se tyre per te eleminuar rrezikun me te cilin cdo dite perballen banoret e kesaj zone.

Por ky nuk eshte rasti i pare qe qytetaret e Kosoves e pesojne nga kafshimi i qenve. Nje femije i moshes tete vjecare nga nje fshat i komunes se Kamenices kohe me pare ka vdekur si pasoje e plageve te marra nga qente endacake.

Pas akuzave te shumta nga familjaret, qeveria e Kosoves ka ndare 7 mije euro per familjen e viktimes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA