NATO hodhi poshte sot kerkesen e Amnesty International qe te nise hetimet per sulmin ajror te vitit 1999 ndaj televizionit shteteror te Serbise, ku u vrane 16 punonjes te medias.
Zedhenesja e NATO-s, Karmen Romero deklaroi se Gjykata Nderkombetare per Krimet e Luftes ne ish-Jugosllavi tashme ka sjelle vendimin se Aleanca nuk ka per cfare te pergjigjet.
Amnesty International ne nje deklarate per media i beri thirrje NATO-s qe te nise hetimet per “krime lufte” lidhur me sulmin ajror te vitit 1999 ndaj televizionit shteteror te Serbise.
Viktimat, shumica e te cileve teknike, u vrane ne 23 prill 1999, kur ndertesa e Radio Televizionit te Serbise ne Beograd u bombardua gjate fushates 11 javore te NATO-s kunder forcave serbe.
Top Channel