Maqedoni, BDI e pakenaqur me poziten ne qeveri
24/04/2009 17:40
Zyrtare nga radhet e Bashkimit Demokratik per Integrim kane shprehur hapur pakenaqesite rreth pozites se tyre ne qeveri.
Ata vleresojne se pozita e partise se tyre ne ekzekutiv duhet te perforcohet dhe Marreveshja e Ohrit te filloje te zbatohet.
Megjithate, nenkryetarja e BDI-se, Teuta Arifi i mohoi zerat se brenda kesaj partie po debatohet per braktisjen e koalicionit qeveritar.
“Ne parti nuk po debatohet per ceshtjen e daljes nga qeveria. BDI hyri ne qeveri me legjitimitet te plote te votuesve te saj, por gjithesesi mund te kete debat ne raport me politikat qeveritare”, theksoi Arifi.
Top Channel