Kupa, gjysmefinalet ndoshta me gjyqtare te huaj

24/04/2009 09:15

Thirrja e gjyqtareve te huaj per ndeshje te rendesishme te futbollit shqiptar tashme eshte kthyer ne nje mode per shume klube vendase.

 Tashme eshte e sigurt qe dy sfidat e kthimit te gjysmefinaleve te Kupes se Shqiperise, te cilat do te luhen me 29 prill, do te gjykohen nga “xhaketat e zeza”, te cilat do te vijne nga pertej kufijve. Lajmi eshte mesuar nga nje burim i besueshem ne FSHF, qe u referohet zhvillimeve te fundit rreth kesaj çeshtjeje.

Tashme eshte vendosur perfundimisht se, gjysmefinalen Shkumbini-Flamurtari do ta arbitroje nje i huaj. Skuadra vlonjate, e interesuar direkt, ka derdhur ne FSHF shumen, e cila do te shkoje per gjyqtarin, qe pritet te behet i njohur shume shpejt.

Nderkohe, per ndeshjen Tirana-Vllaznia, jane shkodranet ata qe kerkojne me ngulm nje gjyqtar jo shqiptar. Por, ende nuk ka nje vendim perfundimtar, pasi FSHF-ja eshte ne pritje te pergjigjes se klubit kuqeblu, nese eshte e gatshme ta paguaje shifren e percaktuar per gjyqtaret e huaj apo jo. FSHF-ja dergon kerkesat ne federatat e ndryshme, te cilat pritet t’u sugjerojne gjyqtare, qe do te jene te disponueshem per te ardhur ne Shqiperi.

Historia e gjyqtareve te huaj ne vendin tone e ka zanafillen ne vitin 2002, duke numeruar deri tani 9 te huaj qe kane arbitruar ndeshjet kupe ose kampionati. Ishte pikerisht spanjolli Fernandez Marin, i cili ne kete vit do te thirrej per te gjykuar takimin Dinamo-Tirana (0-0) e vlefshme per Kampionatin e 63-te Kombetar. “Xhaketa” e dyte e zeze qe do te shkelte vendin tone eshte italiani i njohur Xhanluka Paparesta, i angazhuar ne ndeshjen “play-off” Lushnja-Apolonia (4-1)e vlefshme per kampionatin e 64-t ne 2003-shin. Po ate vit, bashkekombesit e Paparestes, pikerisht Alfredo Trentalanxhes, do t’i besohej finalja e Kupes Dinamo-Tirana (1-0).

Ne vitin 2006, finalen midis Vllaznise e Tiranes e gjykoi italiani Stefano Farina. Gjermani Babat Rafati eshte i pari gjyqtar i huaj per sezonin 2001-2008 qe do te gjykoje finalen e Kupes Vllaznia-Tirana (7 maj, 2-0). Ndersa po kete vit do te pasohej nga Paolo Taliavento (Itali) per “finalen” e kampionatit Dinamo-Partizani (17 maj, 2-1) dhe Andrea Romeo (Itali) per takimin e fundit te Kategorise I, Laçi-Apolonia (18 maj, 1-1).

Top Channel