Shefi i EULEX, Yves de Kermabon ka deklaruar se misioni i drejtuar prej tij per momentin zoteron vetem informacione per krime te kryera nga Ushtria Clirimtare e Kosoves.
Ne nje interviste per VOA, Kermabon eshte shprehur se ne baze te te dhenave qe do te mblidhen ne vazhdim do te vendoset nese do te hapet ose jo nje hetim.
“Nuk mund t’i jap informacionet qe kam sepse jane vetem te tilla. Kemi edhe disa dosje ne baze te te cilave do te vendosim nese do te ndjekim dike. Eshte heret per te thene nese do te fillojne hetimet, por drejtesia duhet te respektohet”, ka deklaruar Kermabon.
Megjithate, kreu i EULEX ka theksuar se prioritet i ketij misioni nuk do te jete e kaluara, por vendosja e rendit dhe lufta kunder krimit te organizuar.
“EULEX nuk eshte ketu per t’u marre me te kaluaren, ne jemi ketu me mandat te vecante per te garantuar sigurimin e rendit dhe ligjit, si dhe te luftojme krimin e organizuar duke mbeshtetur institucionet e Kosoves”, ka nenvizuar Kermabon.
Me tej, ndonese ka refuzuar te beje komente mbi planin 6 pikesh, Kermabon ka theksuar se ate nuk po e zbaton askush.
“Planin 6 pikesh nuk po e zbatojme aspak. Nese doni te flisni per kete takoni shefin e UNMIK-ut. Ne kemi pergjegjesi vetem ne sektorin e drejtesise, policise dhe doganave”, ka shtuar Kermabon.
Top Channel