
Kalifornia ka miratuar nje ligj, qe kufizon leshimin e dioksidit te karbonit nga automjetet. “Jemi te paret ne bote qe miratojme limite per gazrat e karburanteve”, deklaroi guvernatori Arnold Shvarceneger.
“Kjo do te ndihmoje ne uljen e ngrohjes globale, do te zgjeroje mundesine e zgjedhjeve per konsumatoret dhe do te inkurajojne investimet private, per te cilat kemi nevoje per te transformuar infrastrukturat energjitike”, ka thene Shvarceneger.
Presidenti Obama ka kerkuar nga ministria e Ambientit te rishikonte vendimin kunder kufizimeve per gazrat e makinave ne Kaliforni dhe ne shtete te tjera amerikane. Ligji i miratuar ne Kaliforni synon reduktimin me 10 perqind te gazeve te dioksidit te karbonit nga karburanti brenda vitit 2020.
Top Channel