Ibra “ngrin” Interin: Deshiroj nje aventure te re

24/04/2009 15:45

Ne klubin e Interit ndizet serish debati per te ardhmen e sulmuesit kryesor, Zlatan Ibrahimovic.

Vete shtatlarti suedez ka konfirmuar ne nje interviste per “Eurosport” se deshiron te ndryshoje ambient. “Kam nje kontrate me Interin dhe ndihem mire ketu. Por ne te njejten kohe do te deshiroja te provoja dicka te re sepse ndodhem ne Itali prej 5 vjetesh. Kam fituar gjithcka ne Itali dhe kam mesuar shume nga ky vend. Por vjen nje moment ne jeten tende sic ndodhi tek Ajaks, ne te cilin deshiron te provosh dicka te re”, thekson Ibra.

Mosmarreveshjet mes lojtarit dhe shoqerise nisen pas eleminimit nga Champions League, eveniment ku Interi nuk arrin me shume se cerekfinalet. Bllokimi ne Evrope eshte nje pengese e madhe per sulmuesin, i cili deshiron te fitoje Topin e Arte.

Top Channel