Carrick: Tevez duhet te qendroje me ne

24/04/2009 17:25

Pas deklarateve te Tevez, i cili u shpreh se tek Manchester United nuk ka vend per shume sulmues, vjen edhe reagimi i lojtareve te skuadres, te cilet nuk deshirojne qe argjentinasi te largohet.

Mesfushori Carrick ka thene per gazeten “The Sun” se deshiron qe Carlos te ngelet nje lojtar i skuadres “Red Devils”. “Kemi nje skuader te kalibrit boteror dhe lojtare te nje niveli te tille. Carlos eshte nje prej tyre. Dua te jem ne nje skuader te tille, prandaj do me pelqente qe te qendronin lojtaret me te mire”, thekson Carrick. Ne vijim, ai ka shprehur besimin se ky problem eshte thjesht teknik dhe do zgjidhet shume shpejt.

Pak dite me pare, Tevez shprehu pakenaqesine e tij per shkak te aktivizimit te paket gjate ketij sezoni. “Ka shume lojtare qe kane nevoje te luajne ne vazhdimesi por une nuk jam aktivizuar ne perballjet me te rendesishme. Psh ne klasiken ndaj Chelsea nuk zbrita ne fushe dhe ne ato lloj ndeshjesh une dua te luaj”, u shpreh Tevez.

Top Channel