Rice miratoi metoden “waterboarding” ne 2002

23/04/2009 11:15

Metoda e perdorur nga CIA per te pyetur te denuarit e Al Kaedas, e quajtur “waterboarding”, eshte miratuar nga ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice qe ne vitin 2002.

Ne ate kohe Rice ishte keshilltare per sigurine kombetare dhe dha pelqimin per zbatimin e kesaj metode te marrjes ne pyetje te te dyshuarve per terrorizem. CIA kishte kerkuar ta perdorte metoden per terroristin e kapur ne Pakistan ne mars 2002, Abu Zubaydah, terrorist i Al Kaedas. Gjate nje takimi me drejtorin e atehershem te CIA-s George Tenet ne korrik 2002, Rice keshilloi se CIA mund te procedonte me metoden e propozuar.

Memorandumet e publikuara javen e kaluar nga presidenti Obama, treguan se dy te burgosur i ishin nenshtruar 266 here metodes “waterboarding”. Ndersa ish-zv/presidenti Dick Cheney, tha se keto teknika rezultuan te suksesshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA