Pepe: Nuk dua te luaj me futboll

23/04/2009 16:10

Pas episodit te pazakonte mes mbrojtesit te Real Madrid, Pepe dhe lojtarit te Getafes, Casquero, ne ndeshjen e fituar 3-2 nga skuadra “merengues”, lojtari portugez ben nje deklarate shokuese.

Behet fjale per momentin e rrezimit te lojtarit te Getafes, te cilin Pepe e qelloi dy here me shkelma edhe pse ai ndodhej i shtrire pertoke.

“Nuk dua te rikthehem me ne fushen e futbollit. Ne ate moment as nuk e kuptova domethenien e sjelljes time. Humba kontrollin per disa minuta. Nese do ta kuptoj se nuk jam ne gjendje te rikthehem ne fushe, do t’u dedikohem gjerave te tjera”, theksoi lojtari ne nje interviste dhene per gazeten “Marca” dy dite pas episodit te dhunshem.

Top Channel