Lala: Pas Boterorit,lamtumire Kombetares

23/04/2009 08:35

Altin Lala, mesfushori i Kombetares shqiptare dhe Hanoverit, ka qene protagonisti i perzgjedhur nga revista gjermane “11freunde” ne numrin e saj te fundit.

Shqiptari, i cili luan prej 11 vitesh ne radhet e skuadres se Bundesliges, eshte rrefehet nga femijeria e deri te “jeta e tij e dyte”, pasi te kete varur kepucet e futbollit ne gozhde. “Kur isha i vogel, kujton Lala per revisten gjermane, ne Shqiperi kishte nje sistem te ndryshem nga ky i sotmi, njelloj si ne Gjermanine Lindore. Atehere nuk kishte dallime te medha mes “te varferve” dhe “te pasurve”, pasi ishin te gjithe njelloj. Mund te luanim te qete ne rruge, luanim me shpata apo me karroca. Femijeria ime ka qene e mrekullueshme”.

Dashuria per lojen me top nisi pikerisht aty, si nje futbollist rruge. “Ne Shqiperi nuk kishte shume makina, ndaj ne rruge nuk kishte trafik. Portat i benim me dy gure dhe aty luanim. Vetem ne moshen 11-vjeçare u bera pjese e nje skuadre”. Kapiteni i Shqiperise thekson se idhulli i tij ishte Sulmejman Demollari.

Ndersa pohon se kurre nuk e kishte menduar qe me futbollin nje dite do te mund te fitonte para. “Pas shembjes se komunizmit ne 1990, shume njerez deshironin te emigronin dhe te provonin fatin diku tjeter. Une pata shansin te udhetoja drejt Gjermanise per nje ndeshje me ekipin kombetar U-16 dhe qendrova atje”, sqaron “Xhuxhi” luftarak, i cili me pas rrefen edhe mosaprovimin e prinderve, qe femija i tyre, vetem 16 vjeç, te qendronte larg familjes.

Ndersa Lala me kokefortesi i kishte vene si synim vetes: ne moshen 18-vjeçare te mund te nenshkruante nje kontrate si futbollist profesionist.Karrieren e nisi ne skuadren e Oberligas, Borusia Fulda. Por objektivi ishte kalimin ne Bundesliga.

“Bundesliga ishte gjithmone ne mendjen time, por mendova qe hapat t’i hidhja nje e nga nje, shprehet ai. Me Fuldan u ngjitem ne Regionalliga. Ne 1998-en erdhi me ne fund oferta nga Hanoveri”.

Hapi i radhes ishte ta meritonte vendin ne skuader. “Koka eshte pika ime me e forte. Une nuk dorezohem kurre dhe provoj te jam gjithmone 100%, pasi vetem keshtu mund te arrish qellimin, pohon Lala. Bundesliga eshte endrra ime e madhe”. Ne sezonin 10 te Hanoveri ai ka pritur e percjelle shume trajnere, emrat e te cileve i mban mend te gjithe. Me trajnerin e fundit, aktualin Heking, kane luajtur bashke ne sezonin e tij te pare te Hanoveri.

Me kalimin e kohes ka ndryshuar. Dhjete vite me pare luante si libero, ndersa tani luan rolin e mbrojtesit te gjashte.

Kohet e fundit ka filluar te reflektoje rreth mbylljes se karrieres me Kombetaren. Madje, tashme e ka vendosur qe lamtumiren ta beje shume shpejt. “Mosha iken, eshte i nevojshem ndryshimi i gjeneratave, nenvizon kapiteni kuqezi. Do te luaj deri ne fund te eliminatoreve te Boterorit 2010, pastaj do te terhiqem nga kombetarja”.

Ndersa karrieren si futbollist klubi ka ndermend ta vazhdoje edhe per disa kohe. “Do te doja te luaja edhe per te pakten tri vite. Me pas, ne ‘jeten time te dyte’, do te deshiroja te mbetesha prane futbollit. Ne te kundert do te merrem me biznes privat”, perfundon Lala, i cili eshte ne prag te nenshkrimit te nje kontrate te re me Hanoverin.

Top Channel