Hiddink: Ta harrojme kampionatin pas barazimit

23/04/2009 16:40

Guus Hiddink preferon te jete realist persa i perket luftes per titullin kampion, duke ngritur flamurin e bardhe.

Tekniku i Chelsea eshte shume i zhgenjyer pas barazimit 0-0 me Everton edhe pse matematikisht skuadra e tij mund ta arrije Manchester United.

“Matematikisht jemi ende ne gare por realisht mendoj se duhet te perqendrohemi ne gjysmefinalen e Champions League dhe finalen e FA Cup”, u shpreh holandezi ne nje interviste per BBC pas barazimit te djeshem. “U thashe lojtareve para takimit se nuk na lejohej te humbisnim me pike”, shtoi Hiddink, i cili eshte i vetedijshem per ate qe mund te arrije kete sezon me blute e Londres.

“Duhet t’i shikojme faktet ne sy dhe te perqendrohemi tek dy objektivat e tjere qe na kane ngelur. Edhe pse kemi humbur ne Premier League, deri ne fund te sezonit kemi se cfare te fitojme”, perfundoi trajneri.

Top Channel