Han aplikon për punë te Kameruni?

23/04/2009 09:55

Pas largimit nga Shqipëria, Ari Han ka filluar të kërkojë një tjetër vend pune.

Ai konfirmoi kontaktet me Kinën, ndërkohë që në përfundim të eliminatoreve të Botërorit 2010 u ngrit edhe hipoteza për të punuar me Kombëtaren e Iranit.

Së fundmi, emri i holandezit, që dha dorëheqjen nga stoli kuqezi, duke e drejtuar skuadrën në një fitore në shtatë takime zyrtare, është lidhur me Kamerunin.

Në të kaluarën Han e ka drejtuar përfaqësuesen e “luanëve” dhe fakti që trajneri nuk është i impenjuar ka nxitur spekulime në vendin afrikan. Sipas “camer-sport.be”, rezultatet e dobëta që 60-vjeçari arriti me Shqipërinë, nuk do ta ndalojnë të aplikojë për punë te skuadra ku luajnë Samuel Eto’o dhe shumë yje të tjerë të arenës ndërkombëtare. Ndryshe nga realiteti në Evropë, ai mund të përfitojë nga mentaliteti i futbollit afrikan, ku janë të rralla rastet kur trajneri “kryqëzohet” për rezultate të dobëta.

“Kushtet e punës janë më fleksibël dhe nuk duhet të habitemi nëse Han kërkon të kthehet”, citonte sajti elektronik.

Top Channel