“Nese Irani nuk do t’i pergjigjet ofertes amerikane per dialog per programin berthamor, do te perballet me sanksione te ashpra”. Paralajmerimi vjen nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, per qeverine e Teheranit.
“Kryesore per SHBA-ne eshte qe te bllokoje kercenimin berthamor qe vjen nga Irani”, tha Clinton, duke theskuar se eshte e impenjuar per arritjen e nje marreveshjeje. Sipas saj, edhe durimi amerikan e ka nje kufi. “Po pergatisim terrenin per sanksione te ashpra, qe mund te gjunjezojne Iranin dhe do t’i zbatojme nese ofertat tona refuzohen, ose negociatat nuk do te kene sukses”.
Paralajmerimi vjen disa ore pasi Teherani u tregua i gatshem per dialog konstruktiv per programin berthamor.
Top Channel