Bogdani: Kam rilindur

23/04/2009 08:45

Erjon Bogdani nuk po shenon me te Kievo, megjithate ai nuk duket shume i shqetesuar per kete fakt. Sulmuesi kenaqet me faktin se eshte rikthyer si protagonist te skuadra veroneze dhe ka dhene kontributin drejt mbijeteses ne Serine A, qe tashme eshte vetem çeshtje matematike.

Rrjeten e vetem sezonale 32-vjeçari e ka realizuar ne Rome, goli qe hapi serine e fitores 3-0 me Lacion. Ishte java e 28-te e kampionatit, kur hyri ne fushe si zevendesues i te demtuarit Makinua. Nga ajo ndeshje ka kaluar me shume se nje muaj,ndersa qendersulmuesi nuk ka shenuar ne kater sfidat e fundit.

Pavaresisht kesaj, Bogdani eshte i qete: “Nuk ka asnje dyshim qe goli me mungon. Kjo as qe nuk duhet te vihet ne diskutim. Gjithsesi, momentalisht jam shume i qete, sepse skuadra eshte ngritur ne klasifikim, duke u renditur tete pike larg zones se ‘ftohte’ te tabeles. Une shenoj pak? Golat e mi po i kompenson Pelisier, qe gjate kesaj periudhe ka shenuar shume. Ju betohem, une jam i kenaqur edhe per menyren sesi po rrjedhin ngjarjet”.

Ne takimin kunder Sienas, gjate zevendesimit, sulmuesi u duartrokit nga ish-tifozet e tij (edhe pse nuk munguan disa fershellima). “Kur luaja te Siena, ndjehesha shume mire. I vleresova pa mase duartrokitjet e tifozeve”, tha ai. Tashme, per kuqeziun kohet e veshtira i perkasin se kaluares.

“Jemi vetem nje hap larg mbijeteses. Kemi vuajtur shume. Gjate tete muajve kishim shume probleme, por mungon edhe sforcoja finale per te arritur objektivin e percaktuar ne fillim te sezonit”. Bogdani flet ne numrin shumes, edhe pse ai ka vuajtur me shume se te gjithe te tjeret ne skuader. Ne mes te sezonit, drejtuesit e Kievos dhe stafi teknik e keshilluan te gjente
nje ekip te ri.

“Nuk hapa polemika me pare, kur nuk ndihesha pjese e skuadres dhe e planeve te trajnerit Di Karlo dhe nuk kam ndermend te debatoj as tani qe situata eshte permiresuar. eshte e vertete qe me duket sikur kam rilindur,megjithate do te festoj vetem pasi t’i kemi shpetuar zyrtarisht renies nga kategoria”.

Pak muaj me pare, e ardhmja e “bomberit” dukej larg Verones, por aktualisht gjerat kane ndryshuar. “Per te ardhmen do te flas ne kohen e pershtatshme. Kam edhe nje vit kontrate me Kievon, por nuk e di çfare do te ndodhe. Per here te fundit qe kam luajtur ne Serine B ishte sezoni 2004-‘05 me Hellas Veronan. Prej asaj kohe kam qene gjithmone ne ‘A’ dhe shpresoj ta vazhdoj aventuren time ketu. Megjithate, ne keto momente nuk ka kuptim te flasesh per situatat individuale”, perfundoi Erjon Bogdani.

Top Channel