Wimbledon, cati per te mbuluar fushen kryesore

22/04/2009 18:20

Organizatoret e turneut te Wimbeldon-it duket se kane gjetur nje zgjidhje per kushtet e veshtira klimaterike qe shpesh here kane ndikuar ne ndeshjet e ketij evenimenti per vite me radhe.

Nje cati e levizshme eshte montuar ne fushen qendrore ku do te zhvillohen ndeshjet e tenisit ne sezonin e ketij viti qe starton ne qershor. Duhen vetem 10 minuta qe catia, e cila peshon 1 mije ton, te mbuloje stadiumin plotesisht. Edhe ceshtja e ndricimit duket se eshte zgjidhur pasi jane montuar 120 prozhektore qe bejne te mundur ndricimin optimal te fushes.

Kjo eshte zgjidhja qe kane gjetur organizatoret per fushen qendrore e cila ekziston qe prej 87 vitesh. Ne tribuna jane shtuar edhe 1200 vende duke e cuar kapacitetin ne 15 mije spektatore. Me 17 maj, ne kete fushe tashme krejtesisht te re, do te zhvillojne nje ndeshje Andre Agassi, Tim Henman, Stefi Graf dhe Kim Klijsters.

Top Channel