Schumacher: Ferrari nuk dorezohet asnjehere

22/04/2009 20:45

Michael Schumacher perpiqet te ngreje sa me larte moralin e skuderise Ferrari dhe dy piloteve Massa e Raikkonen ne prag te gares se Bahreinit.

“Nuk do dorezohemi pasi Ferrari nuk e ka bere asnjehere kete gje. Asnjehere nuk duhet t’i shikojme si te mbaruara makinat e kuqe. Gjendja nuk eshte pozitive por do ngjitemi shume shpejt. Duhet te jemi realiste, nevojitet kombinimi i shume elementeve per t’u rikthyer ne podium por po punojme shume”, shprehet konsulenti sportiv i Maranello-s.

Ne vijim, ai ka folur per revolucionarizimin e hierarkive gjate ketij sezoni, duke theksuar se ekipet e vogla nuk jane me te tilla. “Vettel ka mundesine te luftoje per boterorin. Talenti i tij nuk duhet vene ne diskutim. Eshte nje kenaqesi ta shikosh ne maje te Formula 1”, shton ish 7 here kampioni i botes.

Top Channel