Milan, Sheva ankohet per qendrimin ne stol

22/04/2009 21:20

Andriy Shevchenko u rikthye gjate veres se shkuar tek Milani, por ende nuk ka arritur te gjeje nje vend titullari, duke humbur besimin e teknikut Ancelotti edhe pse ai eshte lojtari ende ne aktivitet qe ka shenuar me shume gola me fanelen kuqezi.

“Te luash me nje skuader te madhe, te fitosh Champions League, kampionatin dhe te luash ne nivele te larta eshte nje gezim i madh”, shprehet Scheva ne nje interviste per “Sky Sport 1”.

Ne vijim, ai shton se ka deshiruar gjithmone te arrije rekordin e danezit te viteve ’50 Nordahl. “Rikthimi tek goli do ishte dicka shume e bukur por per kete duhet te jesh gjithmone ne fushe”, shton ukrainasi, duke shprehur hapur pakenaqesine qe gjate gjithe sezonit ka ngrohur stolin. Sheva ka folur edhe per te riun Pato, duke thene se ai i ka te gjitha mundesite per te shkruar emrin e tij ne historine e lavdishme te klubit kuqezi.

Top Channel