Sri Lanka, tamilet akuzojne ushtrine per dhune

21/04/2009 08:40

“Ushtria e Sri Lankes ka bombarduar popullsine civile gjate ofensives ne veri te vendit”. Deklarata eshte bere nga nje zedhenes i Tigrave te Tamilit.

Qeveria ka mohuar akuzat, duke bere pergjegjes rebelet e grupit se kane vene ne shenjester civilet. Ministria e Mbrojtjes tha se 31 mije persona jane larguar se fundi nga zona qe ndodhet nen kontrollin e Tigrave.

Rebelet e kane refuzuar thirrjen e qeverise per t’u dorezuar, ose ne te kundert do te sulmohen. Ata pretendojne se ushtria ka shkaktuar nje masaket, kur ka sulmuar nje spital, nje jetimore dhe shume shtepi civilesh.

Ushtria thote se nuk ka kryer bombardime, por ka perdorur vetem armet e lehta.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta