France, punonjesit marrin peng menaxheret
21/04/2009 13:40
Marrja peng e menaxhereve apo pronareve te ndermarrjeve eshte kthyer ne nje metode presioni, qe punetoret e rrezikuar po aplikojne kohet e fundit ne France.
Kete fat kane pasur edhe dy manaxhere te nje firme aksesoresh per automjete, Molex ne Villemur-sur-Tarn, ne jugperendim te Frances. Ata jane marre peng qe prej mbremjes se djeshme nga nje grup punonjesish, te cilet kundershtojne nje plan per shkurtim te vendeve te punes, te prezantuar nga drejtuesit.
Prefektura ka propozuar ndermjetesimin per lirimin e pengjeve, por nje nga menaxheret ka deklaruar permes telefonit se ne kushte te tilla nuk mund te diskutohet.
Top Channel