
Kthimi i emigranteve shqiptare qe zgjodhen per te festuar Pashket ne Shqiperi, drejt Greqise ka krijuar radhe te gjata ne kufi.
Disa qindra mjete kane qendruar ne radhe duke krijuar nje karvan prej 3 kilometrash. Radha e mjeteve ne mesditen e se henes ka arritur deri ne fshatin e Kapshtices, ndersa nga ana e policise jane vendosur patrulla te shumta per te mbajtur nen kontroll mjetet dhe trafikun e renduar.
Ne traun e pare doganor kane qendruar ne pritje qindra mjete te vogla, nderkohe qe rreshtit te gjate i jane shtuar edhe 22 autobuze te linjave.
Qe nga mengjesi i se henes e deri ne oret e mesdites nga pika e kalimit kufitar te Kpashtices kane mundur te kalojne rreth 4 mije persona.
Mjetet jane futur me radhe ne territorin doganor, nderkohe qe te dhenat jane perpunuar me pese sportele. Gjate takimeve pala greke ka premtuar te shtoje edhe 5 sportele, por situata ende mbetete e veshtire per t’u perballuar.
Top Channel