Tirane, bashkia mbjell te tjera peme mimoze
20/04/2009 17:10
500 peme te reja mimoze i jane shtuar Parkut Kombetar prane Liqenit Artificial ne Tirane ne vazhden e procesit qe ka nisur bashkia per rivitalizimin dhe transformimin e tij ne nje park te standarteve europiane.
E konsideruar si arterie kryesore e qytetit, shtimi i gjelberimit ne te, tha Rama, eshte nje garanci per Tiranen e se nesermes dhe te ardhmen e femijeve.
Rehabilitimi i parkut synon permiresimin e te gjithe infrastruktures, me rindertimin e rrugeve te brendshme, rikompozimin e ndricimit publik dhe te pasqyres ujore.
Top Channel