
16 te arrestuarit e operacionit “Modem” jane sjelle ne Gjykaten e Tiranes per t’u njohur me masen e sigurise “arrest me burg” te dhene per ta ne mungese pak dite me pare.
Gjykata la ne ‘arrest shtepie’ dhe ‘detyrim paraqitjeje’ nente prej te pandehurve disa prej te cileve u ndryshoi masa me kerkese te prokuroreve, kurse mbeten ne qeli me arrest me burg shtate te tjere qe akuzohen nga prokuroria e kryeqytetit per mashtrim kompjuterik,pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin ata dekodifikonin sinjalin e platformave DigitAlb, paketes SuperSport, Sky dhe Nova e me pas ua shisnin qytetareve ne menyre pirate.
Te pandehurit u sollen heret ne mengjes ne gjykate, ndersa dalja e tyre para gjykatesve u be thuajse ne shtetrrethim. Policia nuk ka lejuar gazetaret dhe kamerat qe te futen jo vetem ne sallen apo ndertesen e gjykates, por as ne territorin e saj.
Mediat jane urdheruar te qendrojne jashte portes kryesore te gjykates. Ne fakt gjykata nuk duhet te ndalojne mediat t’i ndjekin keto seanca, por te kontaktuar ne telefon nga Top Channel kryetari i gjykates Albert Mece, si dhe kancelari Ilir Sauli thane se nuk kane informacion per kete ceshtje.
Edhe pse seancat jane te hapura per publikun, eshte dashur nderhyrja e nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu per lejimin e medias brenda ambienteve te gjykates, edhe pse edhe kesaj here kamerat dhe gazetaret u lejuan vetem ne oborr.
Top Channel