Meta: Tryeze per kartat

20/04/2009 15:20

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka kerkuar mbledhjen me urgjence brenda kesaj jave ne nje tryeze te perbashket te gjitha partive parlamentare, per t’i bere balle sic tha ai rrezikut te deshtimit te zgjedhjeve te 28 qershorit.

“Do t’i ftoja te gjitha forcat politike qe te evitojne deklaratat ne distance dhe replikat e panevojshme qe nuk ofrojne zgjidhje dhe urgjentisht brenda kesaj jave te japim nje zgjidhje dhe te krijojme nje klime pozitive te nje gare demokratike ne nje vend demokratik”, u shpreh Meta.

Zoti Meta, e cilesoi te pakuptimte kerkesen e demokrateve per ngritjen e nje komisioni hetimor per kreun e Partise Socialiste dhe bashkise se Tiranes, Edi Rama.

Sipas tij ky parlament duhet te zgjidhe problemin e kartave dhe jo te merret me inisiativa te tilla vetem pak kohe para rinovimit te tij.

“Komisionet hetimore jane te pakuptimta. Do te behemi i vetmi vend ne aleancen e NATO-s, i cili si shperblim per vleresimin jep prishjen e zgjedhjeve”, u shpreh Meta.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta