Elbasan, Leskaj: Qeveria s’ mbajti premtimet

20/04/2009 21:00

Kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj, e cila ishte ne Shirgjan te Elbasanit, mendon se qeveria nuk i ka mbajtur premtimet e saj.

Varferia e shqiptareve dhe skandalet e qeverise, sipas zonjes Leskaj, e bejne te padurueshem nje mandat tjeter per qeverine Berisha.

“Besoj se 28 qershori eshte rasti i madh qe ne te ndahemi nga e kaluara, te shohim perpara, te kemi nje politike te re per t’u dhene shqiptareve ate qe meritojne”, ka deklaruar Leskaj.

Sipas saj, Partia Socialiste e ka pergatitur riardhjen ne pushtet, duke hartuar qe prej 2 vjetesh nje program qeverises serioz.

Top Channel