
Ne Kine, vendin e trete me ekonomine me te madhe ne bote, kryeministri Berisha ka hedhur idene e krijimit te nje zone te lire ekonomike per sipermarrjet kineze qe do te investojne ne Shqiperi.
Kete propozim kreu i qeverise shqiptare e beri gjate nje takimi me presidentin kinez, Hu Jintao, ku u tregua i gatshem t’u ofroje investitoreve te medhenj kineze lehtesira fiskale.
Duke vleresuar ndryshimin ekonomik te Kines gjate tre dekadave te fundit, kryeministri Berisha nuk ngurroi te bente dhe nje krahasim te guximshem.
“Partia Demokratike e Shqiperise dhe Partia Komuniste Kineze kane realizuar ndryshime rrenjesore ne vendet e tyre me programet e paraqitura”, u shpreh Berisha.
Kjo ishte pjesa zyrtare e vizites se kryeministrit Berisha ne Pekin, por pjesa qe ai i dha ngjyrime elektorale ishte vizita ne Murin e Madh Kinez. Pasi ia ka dale te ngjise 1500 shkallet qe te cojne ne pjesen me te larte te Murit, kryeministri Berisha, paralelizoi ngjitjen tek Muri me ngjitjen elektorale.
“Ngjitja eshte gjithnje e kendshme, te lodh, por te larteson. Miku im kinez me thote se eshte ngjitja me e larte qe ka bere nje kryeminister tek ky Mur. Iu pergjigja se kjo ngjitje eshte nje ngjitje sa kulturore aq edhe elektorale”, u shpreh Berisha.
Por ajo qe nuk shkoi sic duhej ne kete histori ngjitjesh ishte marrja e certifikates, te cilen, pervec kryeministrit Berisha, nuk e perfitoi askush nga ekipi qeveritar i ngjitjes, Bode, Ruli dhe Basha. Sipas shefit te tyre, gjerat ndonjehere edhe duhen merituar.
Top Channel