“Konflikt” pronesie ne qeveri

20/04/2009 19:45

Ambasadori i Komisionit Europian ne Shqiperi, Helmut Lohan inauguroi para dy ditesh gjykaten e re te Sarandes, nje projekt i financuar nga Brukseli ne mbeshtetje te drejtesise shqiptare.

Por, nje nga projektet me te rendesishme te realizuara nga Komisioni Europian ne ndihme te drejtesise, Gjykata e Krimeve te Renda, ende nuk eshte peruruar.

Megjithese ndertimi i godines ka perfunduar prej kohesh, duket se marredheniet problematike mes qeverise dhe organit te akuzes kane krijuar nje tjeter absurditet, zvarritjen nga ana e Ministrise se Drejtesise per te lejuar hyrjen e prokuroreve te krimeve te renda ne zyrat e godines se re, sic ishte parashikuar ne projektin e Komisionit Europian.

Top Channel ka mesuar se kryeprokurorja Ina Rama ia ka shprehur zyrtarisht kete shqetesim kryeministrit Berisha, i cili ka vene ne levizje Ministrine e Integrimit, meqe keto jane fonde te ndihmes se Bashkimit Europian per Shqiperine.

Por kjo nderhyrje duket e pamjaftueshme persa kohe Ministria e Drejtesise, si pergjigje kerkon te marre zyrat aktuale te Prokurorise se Krimeve te Renda, qe ndodhen ne te njejten godine me Prokurorine e Pergjithshme.

Ministri i Drejtesise nuk pranoi te jepte nje shpejgim publik per kete problem, por mesohet se ai i kerkon zyrat aktuale te Prokurorise se Krimeve te Renda per t’ia dhene nje institucioni qe nuk ekziston, gjykates administrative, nisme e cila po shtyhet vazhdimisht ne komisionin parlamentar te ligjeve.

Burime nga organi i akuzes pohojne per Top Channel se pavaresisht ketij argumenti, keto zyra nuk mund t’i kalojne ne administrim Ministrise se Drejtesise pasi ato jo vetem qe jane prone e Prokurorise se Pergjithshme, por atje duhet te rikthehet prokuroria e Apelit, e cila, aktualisht punon ne 3 zyra brenda ambjenteve te Prokurorise se Pergjithshme.

Ne kete labirinth e ka pare veten te perfshire edhe ambasadori Lohan, i cili mesohet se eshte vene ne dijeni te konfliktit pet zyrat nga kryeprokurorja Ina Rama.

Por megjithese preferoi te shmnagtte nje pergjigje direkte per ceshtjen, zoti Lohan tha se jo vetem legjislacioni, por edhe infrastruktura ishte pjese e rendesishme per drejtesine dhe se qeveria duhet te deshmoje vullnetin e saj politik edhe ne kete fushe.

Top Channel