Pashket, Topi ne Korce

19/04/2009 21:40

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka vizituar seline e Mitropolise se shenjte ne Korce nga ku ka uruar te gjithe besimtaret ortodokse qe kremtojne festen e Pashkes.

Nje urim per klerin ortodoks dhe mitropolitin, hiresine e tij imzot Joani dhe shtrengime duarsh me besimtaret te cileve ju ka uruar nga afer festen.

“Gezuar per shume vjet! Deshiroj te ritheksoj edhe njehere harmonine e persosur fetare qe ekziston tek te gjithe shqiptaret. Eshte nje arritje e jashtezakonshme. Pacim sa me shume dite te bukura!”, eshte shprehur Topi.

Presidenti, ndersa ka vleresuar kremtimin madheshtor qe i behet kesaj feste fetare ne Korce, ka shetitur ne rrugicat karakeristike.

Ai eshte takuar nga afer me qytetare ne kalimin e  tij permes qytetit per t’ju uruar festen. Presidenti Topi eshte pritur me simbolet e tryezes se kesaj feste fetare. Ai ka marre vezet e kuqe dhe ka shijuar buken me qiqer.

Top Channel