Godo, kerkon voten per PR-ne

19/04/2009 18:20

Ne nje takim me minibashkine 6 te kryeqytetit, kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Republikane, Sabri Godo vuri theksin te kontributi i kesaj partie ne demokratizimin e politikes shqiptare.

“Jemi perpjekur te evitojme grindjet dhe konfliktet shoqerore, te merremi vesh me njeri-tjetrin dhe themi se kemi dhene nje kontribut te mire per zhvillimin e demokracise dhe per te mbrojtur te drejtat tona”, eshte shprehur Godo.

Sipas tij, edhe ne zgjedhjet e ardhshme republikanet do te punojne per fitoren e mazhorances aktuale.

Top Channel