Koboli: Te mundim Interin

17/04/2009 09:00

Goli i pare i pesuar ne Xhenoa, mbremjen e se shtunes se kaluar, ishte i parregullt (per shkak te vershellimes se gjyqtarit Roki para se topi te goditej nga Thiago Mota, me pas u shenua goli), por Juventusi ka vendosur te mos beje asnje reklamim per te

Kete e konfirmoi vete presidenti i bardhezinjve, Xhovani Koboli Xhijli, duke shpjeguar edhe pozicionin e klubit. “Jemi te bindur se ndeshjet duhen fituar ne fushe, deklaron numri nje i bardhezinjve ne momentin e mberritjes ne Federaten Italiane te Futbollit ne Milano, per asamblene informale.

Edhe pse ne kete rast, gabimi i gjyqtarit ishte i dukshem, nuk do te bejme asnje reklamim. Ne duhet te fitojme ne fushe, edhe pse ndonjehere jane gabimet arbitrale qe nuk na ndihmojne”.

Por te ishte per tifozet e Zonjes se Vjeter, do te duhej nje grup drejtuesish me te forte e me te ashper, te cilet te bejne te ndihet me shume zeri i tyre ne federate.

“Edhe pse do te ishte rasti qe une te ankohesha per gjykimin, – eshte replika e Koboli Xhijlit, – besoj se nuk eshte e nevojshme te bertasim dhe te themi lloj-lloj fjalesh per te na kuptuar.Mund te flitet edhe me ze normal, edhe pse ndonjehere, edhe mua me ndodh qe te perplas grushtin ne tavoline. Mendoj se e folura ne menyre normale mund te merret ne konsiderate me shume se sa e folura ne menyre te dhunshme. eshte me mire te jesh autoritar, gje qe mendoj se nuk jam, por aspiroj te jem, sesa te jesh agresiv”.

Eshte e pashmangshme qe, pak dite para perplasjes koke me koke me Interin kryesues te Murinjos, presidenti i Juventusit te mos prononcohet per derbin e Italise.

“Eshte nje ndeshje shume e veshtire, sigurisht e komplikuar. Do te na mungoje ndonje lojtar i rendesishem per shkak te skualifikimit apo ndonje tjeter per shkak demtimesh. eshte nje sfide, te cilen une, si tifoz, dhe klubi e perjetojme vertet shume dhe pertej pikeve do te jete edhe çeshtje nderi”, nenvizon Koboli Xhijli.

Me pas, ai pohon se, nuk beson me te mundesia per titullin kampion. “Titulli? eshte nje objektiv ende i arritshem vetem matematikisht. Vendi i dyte ne renditje eshte i rendesishem dhe do te duhet te bejme gjithçka per ta mbrojtur: Juve e deshiron me shume se Milani”. 

Top Channel