Gjermani, stadiumet “oaze” per klubet

17/04/2009 20:25

Per rikonstruksionin e 12 stadiumeve qe priten Boterorin 2006, Gjermania shpenzoi rreth 1.5 miliarde euro.
Efektet e nderhyrjes ne impiante jane vene re menjehere pas perfundimit te kampionatit, pasi te dhenat flasin qarte. Stadiumet e Shalkes dhe Bayern Munchen jane mbushur 100%, ndersa ai i Hamburgut 99 %.

Shtutgarti i ka vene stadiumit emrin “Mercedes-Benz”, duke perfituar 49 milione euro per 30 vitet e ardhshme, ndersa nje pjese e madhe e impianteve te tjera kane arketuar shuma te medha, duke shendoshur financat, cka eshte vene re edhe ne merkaton cilesore te shume klubeve.

Vetem ne vitin 2007, Bayern Munchen futi ne xhep 100 milione euro nga arketimet, dhenia me qera, kateringu, vizitat e tifozeve, restorantet dhe dyqanet qe ndodhen perrth kompleksit mahnites “Allianz Arena”. Me kete performance, ndoshta pas disa vitesh, kampionati gjerman do arrije te konkurroje ate italian me stadiume qe i perkasin nje tjeter shekulli.

Top Channel