Dani Alves: Barcelona, skuadra me e mire ne bote

17/04/2009 17:25

Ish mesfushori i Seviljes, tashme ne radhet e Barcelones, Dani Alves nuk ka dyshime se skuadra e tij eshte me e mira ne bote per momentin.

“Barca luan futbollin me te mire ne bote. Lojtaret me te mire nuk jane tek Real Madrid por tek ne”, keshte shprehur braziliani ne nje interviste dhene per “Radio Marca”. Dani Alves mberriti veren e shkuar nga Sevilja ku vetem gjate momenteve te fundit Barcelona fitoi garen ndaj Real Madrid per ta blere.

“Isha prane firmes me Real Madrid sepse me interesonte projekti i tyre, por me pas gjerat ndryshuan dhe tani cdo gje eshte pjese e se shkuares. Vendimin per te ardhur tek Barcelona e mora pasi pashe projektin per skuadren e se ardhmes dhe me pelqeu menjehere”, shprehet lojtari i talentuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA