Button i pari ne provat e lira

17/04/2009 14:20

Kryesuesi i boterorit te Formula 1, Jenson Button ka regjistruar kohen me te shpejte ne provat e lira te Cmimit te Madh te Kines.

Britaniku me makinen e tij Brawn GP e pershkoi pisten e Shangait per 1 minute e 35 sekonda e 679 te mijetat, duke lene pas vetes Nico Rosberg me Williams dhe makinen tjeter Brawn GP me pilot Rubens Barrichello-n.

Nje tjeter prove e deshtuar per 2 pretendentet kryesore, Ferrari dhe McLaren. Massa eshte renditur i 12-ti, ndersa Kimi Raikkonen ka zene vetem vendin e 14.

Dy makinat Ferrari, te cilat ne keto prova kane qene pa sistemin KERS, nuk kane mundur t’i afrohen ne asnje moment britanikut Button.

Nuk ka shkelqyer edhe McLaren. Edhe pse ne sesionin e pare te provave, Hamilton arriti te beje kohen me te shpejte, ne te dytat kampioni i botes ne fuqi u kenaq me vendin e 13-te mes dy makinave Ferrari, nderkohe qe shoku i tij i skuadres Heikki Kovalainen u rendit i 9-ti.

Provat zyrtare dhe gara per Cmimin e Madh te Kines, si gjithmone do te transmetohen nga Top Channel, te shtunen ne ora 8:00 te mengjesit dhe te dielen ne ora 9:00.

Top Channel