Topi, i zhgenjyer nga Kombetarja e Haan

16/04/2009 08:30

Me paraqitjen e dobet ne ndeshjet e fundit eliminatore te Boterorit 2010, Kombetarja i ka zhgenjyer te gjithe shqiptaret.

Te njejten ndjenje ka perjetuar edhe kryetifozi i saj, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, i cili e ndoqi direkt nga shkallet e stadiumit “Parken” ne Kopenhagen, ne takimin ndaj Danimarkes.I njohur si nje dashamires i futbollit dhe si nje nga tifozet “e thekur” te skuadres se Tiranes, por edhe te perfaqesueses, ai do ta vuante ate humbje te turpshme 3-0 perkrah Kryeministrit danez, Anders Fogh Rasmusen.

“Mendoj, pavaresisht nga rezultati, se te ndjekesh perfaqesuesen eshte shume bukur dhe ne rastin tim ndoshta do te ishte edhe nje detyrim, ka pohuar Presidenti Topi. E kam ndjekur ketu, kam pasur rast ta ndjek edhe jashte Shqiperise”. Nderkohe qe nuk ka mundur te kaloje pa e shmangur formen jo te mire qe po shfaq Kombetarja.

“Nuk me vjen mire per formen aktuale te ekipit kombetar, thekson numri nje i shtetit. Pavaresisht nga njohurite e shumta qe kam rreth futbollit, nuk deshiroj te interferoj ne çeshtje qe do t’i konsideroja ekskluzivitete te institucioneve zyrtare te sportit. Nisur edhe nga ajo simpati e madhe qe une kam pasur per Arie Haan si lojtar i Ajaksit dhe i perfaqesues holandeze dikur, edhe si nje personalitet i botes se sportit, e kam te veshtire te jap nje mendim per verdiktin qe do te merret per te. Keshtu qe le t’ua leme strukturave te botes se sportit vendimin”.

Top Channel