Toni “sponsorizon” trajnerin Mancini

16/04/2009 16:25

Sulmuesi i Bayern Munchen, Luca Toni flet per pasuesin e Klinsmann ne stolin e skuadres edhe pse tekniku gjerman nuk eshte larguar ende.

Sulmuesi sponsorizon emrin e Roberto Mancini-t, ish drejtuesi i stolit te Interit qe u shkarkua nga detyra rreth 1 vit me pare. “Une nuk e di cila do jete e ardhmja e Klinsmann. Te shohim se cfare do vendose shoqeria, por shume gjera do te varen nga perfundimi i sezonit. Nese vjen nje trajner i zoti si Mancini mund t’i beje shume mire skuadres”, shprehet ish lojtari i Fiorentines.

Eleminimi i turpshem i Bayern Munchen ne cerekfinalet e Champions League nga Barcelona, i lekundi shume pozitat e Juergen Klinsnmann, pasi skuadra tregoi pikat me te dobeta ne takimin e pare, duke luajtur nje nga ndeshjet me te keqija te viteve te fundit.

Top Channel