Tadic mund te vizitoje Kosoven diten e premte
16/04/2009 09:55
Burime prane mediave kosovare bejne te ditur se presidenti i Serbise Boris Tadic, ka paralajmeruar se do te zhvilloje nje vizite ne Kosove diten e premte. Deri tani nuk ka asnje reagim nga institucionet e vendit.
Lajmi vjen nje dite pas njoftimit per nje vizite te ministrit serb per Kosoven, Goran Bogdanovic. Mesohet se ky i fundit nuk ka tentuar ta kaloje fare kufirin me Kosoven, i vetedijshem per ndalesen qe do t’i behej nga autoritetet e sigurise ne Kosove.
Bashke me nje delegacion te Parlamentit te Serbise, ai kishte planifikuar te vizitonte veriun e Kosoves per te marre pjese ne nje takim me keshillin e komunave serbe.
Top Channel